Kosova nis sot ‘misionin’ Nations League, ëndrra e vendit të parë starton me Irlandën!

Kosova nis sot ‘misionin’ Nations League, ëndrra e vendit të parë starton me Irlandën!

Mbrëmjen e kësaj të enjteje ngre zyrtarisht siparin edicioni i ri i Nations League një kompeticion që vjen me një ndryshim të madh teksa deri në 6 tetor skuadrat do të luajnë 4 ndeshje që ka sjellë ndërprerjen e kampionateve për 3 javë. Kosova është një prej skuadrave që do të zbresë në fushën e lojës me Dardandët që do të përballen me Irlandën në ‘Fadil Vokrri’ të Prishtinës Skuadra e drejtuar nga Franco Foda do të përballet me Irlandën dhe bëhet fjalë për sfidën e parë në histori mes këtyre dy skuadrave.  Kosova që do të ketë avantazhin e faktorit fushë ka humbur 1 nga 9 ndeshjet e fundit zyrtarë të zhvilluara në shtëpi, ndërsa Irlanda ka fituar dy ndeshjet e saj të fundit...