Kosova “ngrihet në këmbë”/ Hamza paralajmëron hapa konkretë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka paralajmëruar konsultime me liderët e partive politike për të diskutuar hapat që mund të ndërmerren në Kuvend lidhur me Gjykatën Speciale dhe aktgjykimet ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së. Pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, Hamza tha se çështja duhet të trajtohet në nivel institucional dhe jo si një problem që i përket vetëm një force politike. Ai deklaroi se do të zhvillojë takime me përfaqësuesit e subjekteve politike për të kërkuar një qëndrim sa më të përbashkët. Sipas Hamzës, situata aktuale mund të shfrytëzohet nga Serbia për të dëmtuar Kosovën, ndaj ai kërkoi që reagimet dhe veprimet politike të jenë të kujdesshme dhe brenda kuadrit demokratik. Hamza bëri të ditur gjithashtu se PDK ka siguruar 22 nënshkrime...
Burimi:
ntv.al