Kosova i kërkon dorëheqjen, ministrja: S’kam bashkëpunuar me Hagën për dënimin e 4 ish-krerëve të UÇK-së
Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Donika Gërvalla, mohoi se ka bashkëpunuar me Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe tha se deklarata të tilla tashmë janë bërë “bozë”. Ajo u shpreh se që nga dita e aktgjykimit ndaj katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po punon për instancën e radhës, atë të apelimit të vendimit. Në një konferencë për media në Prishtinë më 26 shtator, Gërvalla po ashtu hodhi poshtë kritikat se ka heshtur ndaj dënimit për krime lufte të katërsesh së UÇK-së. “Deklaratat që më lidhin mua në çfarëdo forme me bashkëpunimin tashmë janë bërë bozë sepse i kam shpjeguar disa herë. Nuk ka, në asnjë hallkë, as me UNMIK-un, as me EULEX-in, as me Gjykatën Speciale nuk ka asnjë pikëtakim timin as direkt as...
Burimi:
javanews.al