Kosova gati për Austrinë, Hajdari dhe Zhegrova stërviten të diferencuar
26 September, 2026 - 15:00 Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e radhës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e nesërme ndaj Austrisë, e cila do të zhvillohet në Vjenë. Në seancën e sotme, Albian Hajdari dhe Edon Zhegrova janë stërvitur të diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit, duke zhvilluar vrapime të lehta për shkak të shqetësimeve të shfaqura pas ndeshjes së kaluar. Ndërkohë, pjesa tjetër e futbollistëve ka zhvilluar stërvitje me intensitet të plotë. Përzgjedhësi Franco Foda dhe stafi i tij janë fokusuar në përgatitjet taktike, duke punuar me futbollistët në detajet e planit të lojës dhe mënyrën se si “Dardanët” do ta përballojnë sfidën ndaj Austrisë. Kombëtarja e Kosovës synon të jetë e gatshme për përballjen e radhës, me përgatitjet që kanë...
Burimi:
kultplus.com