“Kosova duhet të anëtarësohet në NATO”, Kurti poston foton me Trump-in

“Kosova duhet të anëtarësohet në NATO”, Kurti poston foton me Trump-in

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga takimi me Presidentin Trump në Asamblenë e OKB. Kurti thotë se e falënderoi Trump-in për ngritjen e valës së investimeve në mbrojtje në NATO. Ai thekson se SHBA-të janë aleati kryesor dhe partner i pazëvendësueshëm i Kosovës. “Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kisha nderin që të takoj për herë të parë Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald J. Trump. E falënderova për ngritjen e valës së investimeve në mbrojtje në NATO, ku edhe Kosova duhet të anëtarësohet. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special i Republikës së Kosovës”, thuhet në postimin e Kurtit.