Kosova drejt zgjedhjeve të reja? Kriza për presidentin thellohet pas rebelimit të 6 deputetëve të LDK-së
Marrëveshja mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës është vënë në pikëpyetje, pasi gjashtë deputetë të LDK-së kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin kandidaturën e Bekim Sejdiut. Sejdiu ishte propozuar si kandidat i përbashkët nga Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku më 31 gusht, në përpjekje për t’i dhënë fund ngërçit institucional në Kosovë. Por kundërshtimi i gjashtë deputetëve të LDK-së e ka bërë të pasigurt sigurimin e votave të nevojshme për zgjedhjen e presidentit. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur hapur pakënaqësinë ndaj deputetëve që kundërshtuan marrëveshjen. Sipas tij, refuzimi i kandidaturës së Sejdiut rrezikon ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja. Nga ana tjetër, Albin Kurti nuk e konsideron të prishur marrëveshjen me...
Burimi:
ntv.al