Kosova drejt zgjedhjeve nëse Presidenti nuk zgjidhet deri më 6 tetor
Kosova mund të përballet me zgjedhje të parakohshme parlamentare në nëntor, nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë presidentin e vendit brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Sipas vendimit të publikuar nga Gjykata Kushtetuese, procedura për zgjedhjen e presidentit ka nisur më 8 gusht dhe afati 60-ditor për përmbylljen e saj skadon më 6 tetor. Në rast se deri në këtë datë deputetët nuk arrijnë të zgjedhin presidentin, Kuvendi duhet të shpërndahet, duke i hapur rrugë zgjedhjeve të reja parlamentare. Kushtetuta përcakton se zgjedhjet duhet të zhvillohen brenda 45 ditësh nga shpërndarja e Kuvendit. Nëse shpërndarja ndodh më 6 tetor, zgjedhjet duhet të mbahen jo më vonë se 20 nëntori. Duke qenë se zgjedhjet në Kosovë zhvillohen zakonisht të dielave, 15 nëntori paraqitet si një...
Burimi:
kohajone.com