Kosova drejt vakumit institucional më 5 tetor, çfarë ndodh nëse nuk zgjidhet Presidenti?
Kosova rrezikon të përballet me një vakum të paprecedentë institucional nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Presidentin e ri deri më 4 tetor 2026. Paralajmërimi është bërë nga drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, i cili ka ngritur shqetësimin se dështimi për zgjedhjen e kreut të shtetit mund ta çojë vendin në një krizë të thellë institucionale. Sipas Miftarajt, nëse Presidenti i ri nuk zgjidhet brenda afatit kushtetues, pas 5 tetorit Kosova mund të mbetet pa President dhe pa ushtrues detyre me kompetencën për të shpallur zgjedhje të reja. Ai e ka cilësuar këtë situatë si të pazakontë, duke argumentuar se kuadri aktual kushtetues nuk parashikon një zgjidhje të qartë për një skenar të tillë. Afati lidhet me periudhën gjashtëmujore gjatë së...
Burimi:
javanews.al