Kosova, dalin në shitje biletat për ndeshjen ndaj Irlandës – Balkanweb.com – News24
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen mes Kosovës dhe Irlandës, e vlefshme për edicionin e ri të Ligës së Kombeve – Liga B. Përballja do të zhvillohet më 24 shtator 2026, me fillim nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Tifozët e Kosovës tashmë mund t’i sigurojnë biletat për këtë sfidë, e cila pritet të mbledhë një numër të madh të përkrahësve në stadium. Dardanët synojnë që të lënë gjurmë në kompeticionin e Ligës së Kombeve, me pritshmëritë që janë mjaft të mëdha. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
Burimi:
gijotina.com