Kosova arrin marrëveshjen për Presidentin, Bekim Sejdiu emri konsensual
Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku kanë arritur marrëveshjen për një emër konsensual për postin e presidentit të Kosovës. Bëhet fjalë për Bekim Sejdiun Mediat në Kosovë raportojnë se ai ka qenë gjyqtar raportues në rastin e rrëzimit të Qeverisë Hoti më 2020, çka sipas tyre supozohet se nuk gëzonte unitet në rradhët e LDK-së. “Që nga data 9 korrik kemi nisur dhe zhvilluar diskutimet. Kemi qenë të vendosur të gjejmë zgjidhje për të ecur përpara dhe të evitojmë zgjedhjet. Bisedimet nuk ishin të lehta, por ishin shteruese. Kemi pasur bisedime të vazhdueshme. Kemi qenë të përkushtuar për një emër konsensual. Janë përmendur shumë emra që kanë dhënë kontribut dhe që kanë vlera demokratike e qytetare. Gjatë diskutimeve tona jemi dakorduar për një emër, Bekim Sejdiu”,...
Burimi:
kohajone.com