Korrupsion dhe shpërdorim detyre, AMP arreston një efektiv të Policisë Durrës, 2 të tjerë procedohen!
Operacioni i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ka çuar në arrestimin në flagrancë të një punonjësi të Policisë dhe procedimin në gjendje të lirë të dy efektivëve të tjerë, të dyshuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Operacioni është finalizuar më 15 shtator 2026, në kuadër të procedimit penal nr. 100/2026, pas një hetimi të zhvilluar me metoda speciale nga Drejtoria Rajonale Durrës-Kavajë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të AMP-së, nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. Në përfundim të operacionit është arrestuar në flagrancë efektivi S.M., me detyrë Trupë Shërbimi Patrullë e Përgjithshme. Ndërkohë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” janë referuar në gjendje të lirë edhe dy punonjës të Policisë, S.H., me detyrë Specialist për Rendin në Komisariatin e Policisë Durrës, dhe...
Burimi:
javanews.al