Korreshi publikon pamjet nga Njësia Administrative Ballagat: Qytetarët marrin shërbim në kushte skandaloze, as në Gaza s’ka kështu

Korreshi publikon pamjet nga Njësia Administrative Ballagat: Qytetarët marrin shërbim në kushte skandaloze, as në Gaza s’ka kështu

Deputeti Saimir Korreshi ka publikuar në “Facebook” një tjetër rast skandaloz në Lushnjë. Korreshi ka publikuar pamje të ambienteve të jashtme e të brendshme të njësisë administrative Ballagat. Ai shprehet se ajo që po bën qeveria është një palo reformë. Sipas tij, edhe në Gaza nuk e sheh këtë realitet. “E si mund të merret shërbim në këto kushte skandaloze?” – pyet deputeti. Siç duket qartë dhe nga pamjet e publikuara nga vetë deputeti, kushtet në këtë njësi administrative janë skandaloze. Postimi i deputetit të PD, Saimir Korreshi Palo Reforma Territoriale! Ju ftoj të shihni pamjet nga Njësia Administrative Ballagat!! Skandal, as në Gaza nuk ka kështu. E si mund të merret shërbim në këto kushte skandaloze. Jam i shokuar.