Korreshi ironizon Qeverinë: Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te Inteligjenca Artificiale

Korreshi ironizon Qeverinë: Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te Inteligjenca Artificiale

saimir korreshi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ironizuar Qeverinë gjatë diskutimeve në Kuvend për përdorimin dhe përhapjen e Inteligjencës Artificiale në institucionet publike. Gjatë diskutimit të projektligjit “Për ratifikimin e Konventës kuadër të Këshillit të Evropës për Inteligjencën Artificiale, të Drejtat e Njeriut, Demokracinë dhe Shtetin e së Drejtës”, Korreshi tha me ironi se ndërsa Qeveria flet për Inteligjencën Artificiale, në fshatra njerëzit janë akoma te parmenda. Në vijim të komenteve të tij me tone ironike, Korreshi përmendi edhe problematikat që sipas tij, janë hasur në sistemet e administratës publike. Ai nuk harroi të sillte në Kuvend as problematikat nëpër spitale, duke thënë se 'qendrat shëndetësore nuk kanë as poç, nuk ka shkuar as energjia elektrike'. “Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po...