“Korea: 2,000 Years of Creativity”, ekspozita më e madhe kronologjike e artit korean në Londër
Një nga ekspozitat më të mëdha kushtuar historisë dhe artit korean në Evropë hapet sot në British Museum në Londër, duke sjellë për publikun një përmbledhje rreth 2,000-vjeçare të krijimtarisë koreane, nga artefaktet e lashta dhe qeramika deri te arti modern dhe bashkëkohor. Ekspozita “Korea: 2,000 Years of Creativity” hapet më 1 tetor në Joseph Hotung Great Court Gallery dhe do të qëndrojë e hapur deri më 31 janar 2027. Projekti është organizuar nga British Museum, Muzeu Kombëtar i Koresë dhe Muzeu Kombëtar i Artit Modern dhe Bashkëkohor të Koresë, ndërsa kuratore e ekspozitës në Londër është Sang-ah Kim. Sipas organizatorëve, bëhet fjalë për ekspozitën e parë të madhe kushtuar historisë dhe artit korean në British Museum pas më shumë se 40 vjetësh. Ajo përfshin...
Burimi:
kultplus.com