“Kopjojmë Italinë, por nuk kemi infrastrukturë”, avokati: Sistemi i drejtësisë, në kolaps

“Kopjojmë Italinë, por nuk kemi infrastrukturë”, avokati: Sistemi i drejtësisë, në kolaps

Avokati Arbër Hoxhaj deklaroi se suprimimi i gjykatave të Apelit ka çuar në kolaps sistemin e drejtësisë. “U suprimuan gjykatat e Apelit dhe u krijua vetëm një e tillë. Kjo ka sjellë shumë probleme dhe e ka kolapsuar sistemin. Ka vetëm 32 gjyqtarë, nuk ka ambiente për të gjykuar, ka vetëm 4 salla gjykimi penale. Edhe në kohën e komunizmit ka qenë më i lartë solemniteti i gjykimit. Kolapsimi i sistemit erdhi nga moskonsultimi. Është e vërtetë që Italia është e ndarë në 20 rajone dhe këto rajone kanë pothuajse popullsi sa Shqipëria dhe kanë vetëm një Gjykatë Apeli, siç është Pulja. Por, ne nuk kemi kapacitetet e Italisë”, tha Hoxhaj në studion e “Terminal” nga Loneta Progni, në A2CNN. “Mbi të gjitha ne nuk...