Kontrolle në Spitalin e Fierit, DETAJE nga aksioni: Drejtori merret në pyetje nga prokurorët e SPAK
Arben Voja-spitali rajonal i fierit FIER- Një zhvillim i papritur është regjistruar në Spitalin Rajonal të Fierit, ndërsa vijojnë të dalin detaje të reja nga aksioni, në kuadër të të cilit është shoqëruar drejtori i këtij institucioni, Arben Voja. Sipas raportimeve, Voja është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku po merret në pyetje nga dy prokurorë të SPAK dhe një oficer i Policisë Gjyqësore. Arben Voja vijon të qëndrojë në ambientet e policisë, ndërsa përfaqësuesit e SPAK po zhvillojnë veprimet hetimore. Megjithatë, deri më tani nuk ka informacion nëse ndaj tij është lëshuar një vendim gjykate për ndalimin. Sipas burimeve, mësohet se dosja hetimore përfshin edhe periudhën kur Voja ka mbajtur detyrën e drejtorit të Kadastrës së Fierit. Më herët, Voja...
Burimi:
zeri.ai