Kontroll për sende të ndaluara në burgun e Shkodrës, zbulohen celular i ndezur dhe karikues
Një aparat celular në gjendje të ndezur dhe një karikues janë sekuestruar gjatë një kontrolli të befasishëm të ushtruar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Shkodër. Operacioni u zhvillua nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (AMSEVP) në bashkëpunim me Sektorin e Policisë së IEVP Shkodër, mbi bazën e informacioneve të siguruara më parë në rrugë operative. Sipas njoftimit zyrtar të AMSEVP-së, sendet e ndaluara iu gjetën të paraburgosurit me iniciale A. F.: “Nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë së IEVP Shkodër, në bazë të informacioneve të përftuara në rrugë operative, është ushtruar kontroll për sende të ndaluara në IEVP Shkodër, ku është konstatuar 1 (një) aparat...
Burimi:
javanews.al