Kontroll i befasishëm në qelitë “41-bis” të Burgut të Peqinit, hiqen nga mjetet prerëse, te karriget dhe tenxheret! Cilësohen rrezik dhe mjete luksi

Kontroll i befasishëm në qelitë “41-bis” të Burgut të Peqinit, hiqen nga mjetet prerëse, te karriget dhe tenxheret! Cilësohen rrezik dhe mjete luksi

Në burg janë të ndaluara jo vetëm sendet që përbëjnë shkelje ligji, por edhe ato që mund të përbëjnë luks dhe që sipas rregullores së sistemit penitenciar, vlerësohen si të tepërta. Me këtë filozofi, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur aksionin për heqjen e sendeve që konsiderohen të panevojshme për një të burgosur apo të paraburgosur. Aksioni, siç mëson ekskluzivisht gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha është zhvilluar orët e fundit në burgun e sigurisë së lartë në Peqin dhe në regjimin 41 bis, ku dhe janë kontrolluar të gjitha qelitë prej forcave operacionale. Në përfundim të disa orëve kontroll blic, janë hequr prej andej karriget plastike dhe të drurit, disa lloje tenxheresh, materiali i të cilave mund të konvertohet në thika, biçakë që...