Kontrata e Shërbimit Publik/ Karakaçi: Elektrifikimi Tiranë-Durrës-Rinas përfundon në 2027

Kontrata e Shërbimit Publik/ Karakaçi: Elektrifikimi Tiranë-Durrës-Rinas përfundon në 2027

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi në fjalën e mbajtur në takimin me përfaqësues të kompanive të mëdha ndërkombëtare vuri theksin te zhvillimi i transportit hekurudhor, me qëllim kthimin e hekurudhës shqiptare në një komponent funksional të sistemit kombëtar të transportit. Karakaçi theksoi se bëhet fjalë për Kontratën e Shërbimit Publik për transportin hekurudhor të udhëtarëve në korridorin Tiranë-Durrës-Aeroporti i Rinasit, duke deklaruar se ky projekt tashmë është pjesë e një vizioni të gjerë për rivitalizimin dhe modernizimin e sektorit hekurudhor. Ministri deklaroi se projekti i linjës Tiranë-Durrës-Aeroporti i Rinasit përfshin rehabilitimin e linjës ekzistuese, lidhjen e re me aeroportin, ndërtimin e stacioneve dhe elektrifikimin e tyre. Ai bëri me dije se punimet për rehabilitimin dhe stacionet janë drejt përfundimit dhe se elektrifikimi pritet...