Kontrabandonte fishekzjarre drejt Tiranës, 36-vjeçari nga Prishtina arrestohet në Morinë

Kontrabandonte fishekzjarre drejt Tiranës, 36-vjeçari nga Prishtina arrestohet në Morinë

Një 36-vjeçar nga Prishtina ka rënë në prangat në pikën kufitare të Morinës pasi tentoi të kontrabandonte në vendin tonë lëndë piroteknike. Sipas njoftimit të policisë 36-vjeçari dyshohet se do t’i shiste në Tiranë. Gjatë kontrollit në makinën tip ‘Benz u gjetën dhe u sekuestruan si provë materiale 11 kuti me 691 fishekzjarre. “Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve të bazuara në analizën e riskut, për goditjen e paligjshmërive në kufi, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijë të dytë, për kontroll të imtësishëm, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. M. Gjatë kontrollit të kryer në këtë automjet, u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 11 kuti me 691 fishekzjarre, të cilat ky shtetas synonte t’i kontrabandonte në...