Kontinenti i vjetër nuk është më i lakmueshëm, bien me 17% kërkesat për azil në vendet e BE-së

Kontinenti i vjetër nuk është më i lakmueshëm, bien me 17% kërkesat për azil në vendet e BE-së

Rreth 332 mijë kërkesa për mbrojtje ndërkombëtare janë paraqitur në vendet e Bashkimit Evropian dhe në katër vendet e asociuara të zonës Shengen gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Shifra shënon një rënie prej 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të dhënat publikohen në raportin e fundit të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin (EUAA), “Latest Asylum Trends: Mid-Year Revieë 2026”. Ky është niveli më i ulët i kërkesave për azil i regjistruar në një gjashtëmujor të parë që nga viti 2021 dhe, duke përjashtuar vitet e pandemisë, niveli më i ulët që nga viti 2019. Sipas EUAA-së, rënia lidhet pjesërisht me ndryshimin e përbërjes së kombësive të aplikantëve, veçanërisht pas zhvillimeve politike në Siri, si dhe me përpjekjet e...