Konstituimi i Kuvendit/ Seanca e radhës më 9 shtator, Avni Dehari: Kosova nuk ka nevojë për një tjetër krizë

Konstituimi i Kuvendit/ Seanca e radhës më 9 shtator, Avni Dehari: Kosova nuk ka nevojë për një tjetër krizë

Kryesuesi i seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës, deputeti i Vetëvendosjes Avni Dehari, ka njoftuar se ka thirrur vazhdimin e seancës për datën 9 shtator, në orën 11:00. Përmes një postimi në Facebook, Dehari e cilësoi si lajm të mirë marrëveshjen e arritur mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, por theksoi se ende nuk ka qartësi të plotë nëse ekziston numri i nevojshëm i deputetëve për konstituimin e institucioneve. “Si Kryesues i Seancës Konstitutive e kam parë si një lajm të mirë arritjen e marrëveshjes ndërmjet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Edhe pse ende nuk ka qartësi të plotë, nëse ekziston numri i nevojshëm i deputetëve për konstituimin e të gjitha institucioneve, kam vendosur që vazhdimin e Seancës Konstitutive ta thërras...