“Konsensusi politik ekziston”- Korridori VIII, Hoxha nga Sofja: Shqipëria ka kaluar në fazën e zbatimit, kthejmë vizionin në realitet
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në Konferencën për Korridorin VIII, organizuar nga Ministrja për Punët e Jashtme e Bullgarisë, Velislava Petrova, në Sofje të Bullgarisë. Konferenca e Sofjes vjen pas takimit Ministror të organizuar nga Shqipëria, në Tiranë, në shkurt të këtij viti. Takimi i Tiranës, sipas Hoxhës, përcaktoi një vizion të përbashkët politik për këtë korridor. “Sot, në Sofje, fokusi ynë është i qartë: ta kthejmë angazhimin politik në zbatim konkret. Suksesi i Korridorit VIII nuk do të matet me deklarata, por me zbatimin. Për Shqipërinë, kjo do të thotë të ndërtojmë një korridor të vetëm, plotësisht funksional, dhe jo një seri projektesh kombëtare të palidhur”, tha ai. Për Ministrin e Jashtëm, Korridori VIII është shumë më tepër...
Burimi:
javanews.al