Kongresmeni amerikan Keith Self apel Hagës: Vendimi ndaj krerëve të UÇK-së të mos ndikohet nga paragjykimet
Kongresmeni amerikan, Keith Self paralajmëron se Ballkani mbetet një “fuçi baruti” në prag të vendimit për Hashim Thaçin dhe tre ish-krerët e tjerë të UÇK-së, ndërsa i kërkon Gjykatës Speciale në Hagë që vendimmarrja të mos ndikohet nga paragjykimet politike. Në një postim në rrjetin social X, Self shkruan se një nga shqetësimet që, sipas tij, është përsëritur në çështjet që kanë dalë nga Haga, është lejimi i paragjykimeve politike për të ndikuar në vendimmarrje. “Një temë e vazhdueshme që po del nga Haga duket se është lejimi i paragjykimeve politike për të ndikuar në vendimet e tyre. Shpresoj që një paragjykim i tillë të mos shfaqet këtë javë kur të jepet një vendim në gjyqin e Hashim Thaçit dhe tre civilëve shqiptarë që luftuan...
Burimi:
kohajone.com