Kongresmeni amerikan dënon dhunën e policisë ndaj protestuesve në Shqipëri: E papranueshme!
Kongresmeni amerikan Ritchie Torres ka reaguar ashpër ndaj dhunës së raportuar gjatë protestave në Shqipëri, duke kërkuar që dhuna e Policisë ndaj protestuesve të marrë fund. Torres shprehet se është thellësisht i shqetësuar nga përshkallëzimi i situatës, ndërsa i cilëson të papranueshme veprimet e ndërmarra nga Policia Shqiptare. Ai bën thirrje për shtensionimin e situatës dhe ndalimin e dhunës, duke nënvizuar nevojën për respektimin e të drejtës së qytetarëve për tubime paqësore. “Jam thellësisht i shqetësuar nga shpërthimi i dhunës ndaj protestuesve në Shqipëri. Veprimet e ndërmarra nga policia shqiptare janë të papranueshme dhe duhet të marrin fund. Shqiptarët kanë të drejtë të protestojnë në mënyrë paqësore; policia duhet ta respektojë të drejtën e protestuesve për të protestuar dhe duhet të ruajë sundimin e ligjit....
Burimi:
gijotina.com