Konflikti Rama-Veliaj: Kërkohet hetim i pavarur i pretendimeve nga SPAK

Konflikti Rama-Veliaj: Kërkohet hetim i pavarur i pretendimeve nga SPAK

Konflikti Rama-Veliaj: Kërkohet hetim i pavarur i pretendimeve nga SPAK Pretendimet e kryebashkiakut Erion Veliaj për presion nga kryeministri Edi Rama kanë ngritur shqetësime në organizatat e shoqërisë civile për përdorim të pushtetit ekzekutiv për presione politike. Ekspertët kërkojnë një hetim të pavarur të pretendimeve dhe e konsiderojnë këtë çështje një test për SPAK-un. Me transferimin e beftë të Erion Veliajt në burgun e Fierit, një konflikt mes tij dhe kryeministrit Edi Rama doli në sipërfaqe duke e tejkaluar fatin e Bashkisë së Tiranës. Përmes avokatit të tij, Plarent Nreca dhe letrave nga burgu, Veliaj pretendon se Rama është kujdesur personalisht për ndëshkimin e tij me transferimin në Fier dhe se po e shantazhon për dorëheqjen e tij nga Bashkia e Tiranës, përmes një mesazhi...