Konflikti mes biznesmenëve në Vlorë/ Hita dhe Lamallari reagojnë për personat e arrestuar
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, dhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, kanë reaguar nga Kukësi lidhur me konfliktin mes dy biznesmenëve në Vlorë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit deklaroi se reagimi i forcave të policisë ka qenë i menjëhershëm pas marrjes së njoftimit për ngjarjen. Sipas tij, disa prej personave të dyshuar si autorë u ndaluan në flagrancë dhe u vendosën menjëherë në masën e arrestit. Hita tha se hetimet kanë vijuar për orë të tëra dhe se veprimet procedurale janë ende në zhvillim, në bashkëpunim me Prokurorinë. “Ngjarja e Vlorës ishte një ngjarje që, në marrjen e njoftimit në momentin e parë, u angazhuan shumë shpejt forcat policore. U bë i mundur ndalimi dhe kapja në flagrancë e...
Burimi:
ntv.al