“Konflikti i pronës në Vlorë, pasojë e kaosit shtetëror”/ Tabaku: Rama, përgjegjës për dy lejet mbi të njëjtën tokë
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar për konfliktin pronësor në Vlorë, duke ia faturuar përgjegjësinë qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku deklaroi se, gjatë tri ditëve të fundit, shqiptarët kanë dëgjuar vetëm gjysmë të vërteta, ndërsa është shmangur, sipas saj, e vërteta kryesore: institucionet shtetërore kanë dhënë dy leje të ndryshme, për dy persona, mbi të njëjtën pronë. “Përgjegjësi është shteti, qeveria dhe kryeministri, i cili ka dhënë dy leje të ndryshme: një për investim strategjik dhe një për zhvillimin e pronës, për të njëjtën tokë dhe për dy persona të ndryshëm”, u shpreh Tabaku. Deputetja demokrate ngriti pyetjen se si kanë mundur institucionet të përfundojnë dy procedura të plota për dhënien e lejeve të...
Burimi:
gijotina.com