Konferenca Kombëtare për Sigurinë Kibernetike, i pranishëm edhe ambasadori Wendt! Ibrahimaj: Prioritet, po ndërtojmë kapacitete për mbrojtjen!
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në konferencën Kombëtare për Sigurinë Kibernetike “Peizazhi i kërcënimeve në ditët e sotme”, ku diskutoi mbi rëndësinë e sigurisë kibernetike në kushtet e zgjerimit të shërbimeve digjitale, mbrojtjen e infrastrukturave kritike dhe nevojën për rritjen e kapaciteteve kombëtare në këtë fushë. I pranishëm në aktivitet ishte edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Eric Wendt. Ministrja Ibrahimaj theksoi se sulmi kibernetik i vitit 2022 shënoi një pikë kthese në qasjen e qeverisë ndaj sigurisë kibernetike, duke e kthyer atë në një prioritet. “Që nga ai moment, sigurisht që për ne siguria kibernetike u bë prioritet. Tashmë Autoriteti është rritur në numër, është rritur në financime, ka miratuar legjislacionin, po harton strategjinë e...
Burimi:
javanews.al