Konferenca BE-Ballkani Perëndimor, ambasadorja De Sousa: Investimet në rajon forcojnë konkurrueshmërinë dhe prosperitetin e Evropës

Konferenca BE-Ballkani Perëndimor, ambasadorja De Sousa: Investimet në rajon forcojnë konkurrueshmërinë dhe prosperitetin e Evropës

Investimet në Ballkanin Perëndimor janë thelbësore për rritjen e konkurrueshmërisë, qëndrueshmërisë dhe prosperitetit të Evropës. Kështu u shpreh ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, gjatë ditës së dytë të Konferencës së Investimeve BE–Ballkani Perëndimor. Në fjalën e saj, ambasadorja theksoi se Evropa ndodhet në një moment përcaktues, përballë sfidave të konkurrueshmërisë dhe pasigurive gjeopolitike, të cilat kërkojnë zgjedhje të rëndësishme për të ardhmen ekonomike të kontinentit. Sipas saj, kjo e ardhme është e lidhur ngushtë edhe me zhvillimin e Ballkanit Perëndimor, ku investimet përbëjnë një mundësi për të forcuar ekonominë dhe pozicionin konkurrues të Evropës. “Ne takohemi në një moment përcaktues për Evropën, kur konkurrueshmëria po vihet në provë dhe pasiguria gjeopolitike po riformësohet. Evropa duhet të bëjë zgjedhje themelore për...