Koncerti përmbyllës i Festivalit DAM mbahet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës

Koncerti përmbyllës i Festivalit DAM mbahet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës

18 September, 2026 - 11:55 Biblioteka Kombëtare e Kosovës do të jetë nikoqire e koncertit përmbyllës të Festivalit DAM, i cili do të mbahet sot, më 18 shtator, duke filluar nga ora 20:30. Në këtë mbrëmje muzikore do të performojnë dy artistë të njohur nga Japonia, kontratenori Toshiyuki Muramatsu dhe pianisti Masaaki Saito. Toshiyuki Muramatsu është kontratenor japonez nga Kyoto. Ai është diplomuar në Universitetin e Arteve të Tokios dhe është specializuar në interpretimin e muzikës së hershme. Gjatë karrierës së tij ka marrë pjesë në koncerte me orkestra të njohura në Japoni dhe në skena ndërkombëtare. Repertori i tij përfshin muzikën e hershme, operën dhe veprat bashkëkohore. Në piano do të jetë Masaaki Saito, i cili ka studiuar në Universitetin e Muzikës dhe Arteve...