Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Ekonomia shqiptare po përballet me një ngërc të madh strukturor, i cili po pengon rritjen e shpejtë ekonomike dhe zhvillimin e vendit. Ky është deformimi i tregut financiar. Të dhënat zyrtare nga Banka Botërore tregojnë se 21% e mikrondërmarrjeve, bizneseve të vogla dhe të mesme në Shqipëri e listojnë zyrtarisht aksesin në financim si një pengesë madhore për aktivitetin dhe rritjen e tyre ditore, duke e vendosur Shqipërinë në fund të rajonit. Nga ana tjetër një studim i OECD gjeti se rreth 34% e ndërmarrjeve të mesme në Shqipëri e identifikojnë mungesën e qasjes në kredi si problemin e tyre kryesor, ku më të goditurit janë sektorët vitalë si prodhimi dhe eksportuesit. Ky kufizim fatal i aksesit në financime ka krijuar një anomali të paprecedentë,...
Burimi:
sot.com.al