Kompany: Dy kandidatë për çdo pozicion, konkurrenca e brendshme do ta bëjë Bayern më të fortë

Kompany: Dy kandidatë për çdo pozicion, konkurrenca e brendshme do ta bëjë Bayern më të fortë

10 Shtator 2026 13:05 Telesport Fitimi i “tripletës” është objektivi i çdo sezoni për Bayern Munich, që sot do të debutojë në Champions League ndaj Bodo-Glimt. Trajneri Vincent Kompany beson se është thelbësore që gjigantët gjermanë të mbështeten te konkurrenca e brendshme për një vend në formacion, në mënyrë që të krijohet një “përqendrim shtesë”. “Është e rëndësishme të kemi sa më shumë lojtarë në gjendje të mirë fizike. U heqim kapelën departamenteve tona mjekësore dhe atyre të përgatitjes fizike. Gjithmonë kam preferuar të kem më shumë lojtarë në dispozicion sesa më pak. Edhe kur isha lojtar, gjithmonë kishte dy kandidatë që konkurronin për çdo pozicion”, tha Kompany. Më tej, trajneri belg tha: “Kur ka shumë konkurrencë, duhet të performosh gjithmonë në nivele të larta;...