Kompany del nga spitali. Zbulohet shkaku i gjendjes së tij shëndetësore, ka të bëjë me trurin

Kompany del nga spitali. Zbulohet shkaku i gjendjes së tij shëndetësore, ka të bëjë me trurin

29 Tetor 2026 8:05 Alfred Lleshi Pesë ditë pasi u rrëzua në qendrën stërvitore të Bayern Munich, trajneri Vincent Kompany është larguar nga spitali dhe është kthyer në shtëpi, ku do të vazhdojë rikuperimin. Lajmin e bëri të ditur drejtori sportiv i bavarezëve, Max Eberl, përpara ndeshjes së Kupës kundër Magdeburgut. Ai zbuloi edhe shkakun e problemit shëndetësor që pësoi trajneri belg. “E kanë zbuluar se për çfarë bëhet fjalë. Është një irritim i meningjeve (cipave të trurit) që shkaktoi këtë episod. Jam i sigurt se së shpejti do të kthehet në stol në gjendje 100 për qind. Për ne, ky është lajmi më i bukur”, – deklaroi Eberl. Tashmë, Kompany do të vijojë rikuperimin në shtëpi, ndërsa Bayerni shpreson që trajneri të rikthehet sa...