Komisioni për të Drejtat e Njeriut miraton ndryshimet ligjore për pasuritë e sekuestruara dhe ndërtimet pa leje! Qefalia: Vendimmarrje transparente

Komisioni për të Drejtat e Njeriut miraton ndryshimet ligjore për pasuritë e sekuestruara dhe ndërtimet pa leje! Qefalia: Vendimmarrje transparente

Komisioni për të Drejtat e Njeriut miraton ndryshimet ligjore për pasuritë e sekuestruara dhe ndërtimet pa leje Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, nën drejtimin e kryetares Jorida Tabaku, ka shqyrtuar dhe miratuar në parim, nen për nen dhe në tërësi, dy projektligje të rëndësishme që lidhen me menaxhimin e pasurive të sekuestruara dhe ndërtimeve pa leje. Projektligji i parë i shqyrtuar ishte ai “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 34/2019, ‘Për administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara’”. Nisma u prezantua para anëtarëve të komisionit nga Zëvendësministri i Brendshëm, Xhemal Qefalia. Sipas zëvendësministrit, ky ndryshim ligjor synon të zgjerojë fushën e veprimit të agjencisë përgjegjëse, duke i mundësuar asaj menaxhimin jo vetëm të pasurive të bllokuara...