Komisioni për Reformën Zgjedhore/ Berisha: Gjiknuri po shkel ligjin, opozita kërkon vetëm lista të hapura
Sipas kreut të PD, ‘opozita kërkon vetëm lista të hapura’, në zgjedhjet e ardhshme. Gjatë konferencës për shtyp duke folur për komisionin e reformës zgjedhore, kreu demokrat tha se Gjiknuri po shkel ligjin. Marsi Korreshi, SYR TV: Zoti Berisha, pas disa muajsh është rikthyer Komisioni për Reformën Zgjedhore në Kuvend. Cilat do të jenë propozimet që Partia Demokratike nuk i negocion dhe a druheni që reforma zgjedhore mund të ketë fatin e territoriales, pra për t'u miratuar në mënyrë të njëanshme nga socialistët? Sali Berisha: Faleminderit për pyetjen. E vërteta është se Damian Gjiknuri në kundërshtim me ligjin, vendimin e parlamentit për komisionin e reformës zgjedhore, për ta hedhur në erë këtë komision, ka përcaktuar në mënyrë të njëanshme axhendën çka nuk ka ndodhur kurrë....
Burimi:
syri.net