Komisioni miraton në parim Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore
11 November, 2026 - 16:11 Komisioni për Kulturë, Turizëm, Sport dhe Rini ka miratuar në parim Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore, i cili synon forcimin e mekanizmave për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë. Projektligjin para anëtarëve të Komisionit e prezantoi ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, e cila theksoi se një nga synimet kryesore është përmirësimi i mekanizmave të inspektimit, rritja e kapaciteteve institucionale dhe shtimi i numrit të inspektorëve. Sipas projektligjit, parashihet krijimi i një agjencie të veçantë, e cila do të ketë përgjegjësi për mbikëqyrjen dhe inspektimin e trashëgimisë kulturore në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Pas diskutimeve dhe sqarimeve të ministres, anëtarët e Komisionit, nën drejtimin e kryetarit Nezir Kraki, votuan pro miratimit në...
Burimi:
kultplus.com