Komisioni Evropian reagon ndaj paralajmërimit të Ramës për kufizimin e lëvizjes së protestuesve: Vendosin shtetet anëtare
Komisioni Evropian ka reaguar pas paralajmërimeve të kryeministrit Edi Rama për marrjen e masave ndaj personave të përfshirë në protesta të dhunshme, përfshirë kufizimin e hyrjes së tyre në vendet e Bashkimit Evropian. Në një përgjigje për BIRN, zëdhënësi i Komisionit Evropian theksoi se vendimet për lejimin ose refuzimin e hyrjes në territorin e vendeve anëtare janë kompetencë e vetë shteteve, në përputhje me legjislacionin evropian dhe atë kombëtar. “Vendimet për lejimin ose refuzimin e hyrjes në territorin e shteteve të veçanta anëtare të BE-së bien në kompetencën e shteteve anëtare përkatëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi të BE-së dhe atë kombëtar”, thuhet në përgjigjen e Komisionit. Reagimi vjen pasi Rama njoftoi se qeveria po përgatit një paketë masash legjislative dhe administrative ndaj personave...
Burimi:
gijotina.com