Komisioneri i BE-së ‘godet’ Ramën: Përgjegjësia politike shkon përtej përgjegjësisë personale

Komisioneri i BE-së ‘godet’ Ramën: Përgjegjësia politike shkon përtej përgjegjësisë personale

Komisioneri i BE McGrath në prag të vizitës në Shqipëri nënvizon "rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë gjyqësore dhe garantimit që institucione si SPAK të mund të vazhdojnë ta përmbushin mandatin në mënyrë efektive". Nga Rashela Shehu, DEUTSCHE WELLE DW: Z. Komisioner McGrath, ju keni thënë se Evropa duhet të ketë "tolerancë zero” ndaj korrupsionit dhe se hetuesit duhet të jenë në gjendje të ndjekin provat pa ndërhyrje. A keni parë ndonjë arsye për shqetësim në Shqipëri kur bëhet fjalë për pavarësinë e hetimeve kundër korrupsionit? Michael McGrath: Evropa ka tolerancë zero ndaj korrupsionit. Ne tashmë kemi në fuqi Direktivën kundër Korrupsionit dhe do t'i shtojmë përpjekjet për të luftuar korrupsionin duke paraqitur një Strategji të dedikuar kundër Korrupsionit më vonë gjatë këtij viti. Shqipëria ka...