Komisioneri Evropian: Çmimet e larta të energjisë kërcënojnë qytetarët këtë dimër
Komisioneri Evropian për Energjinë, Dan Jørgensen, ka paralajmërurar se rritja e çmimeve të naftës dhe gazit do t’i lërë shumë qytetarë të Bashkimit Evropian në vështirësi të mëdha për të shlyer faturat e energjisë gjatë këtij sezoni dimëror, pavarësisht se nuk parashikohet të ketë mungesa fizike të furnizimit në treg. Deklarata është bërë pas takimit të ministrave të energjisë të bllokut evropian të mbajtur në Luksemburg. Gjatë këtij takimi, Jørgensen theksoi se vetë disponueshmëria e gazit ose e naftës në treg humbet vlerën e saj kur çmimet arrijnë nivele kaq të larta. Sipas tij, përballueshmëria financiare është një çështje po aq urgjente dhe kritike sa edhe siguria e furnizimit, pasi një sasi e mjaftueshme produktesh në treg nuk ka asnjë dobi praktike për familjet dhe bizneset...
Burimi:
javanews.al