Kombëtarja është gati, kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për ndeshjen e Nations League ndaj Finlandës
Kombëtarja shqiptare mbylli përgatitjet për ndeshjen ndaj Finlandës që do të luhet pasditen e kësaj të shtune. Kuqezinjtë nën drejtimin e Rolando Maran dhe stafin e tij zhvilluan seancën e fundit stërvitore ku në dispozicion ishin të gjithë futbollistët. Në këtë seancë, skuadra kreu ushtrime fizike, punoi për skemat taktike dhe provoi gjuajtjet standarde. Ndërkaq, Federata Shqiptare e Futbollit konfirmon se mesfushori Luis Hasa, i cili aktualisht ndodhet në Tiranë, është rikuperuar pas temperaturës së lartë. Hasa ka nisur një program të personalizuar stërvitor pranë Klinikës së Kombëtares dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundit ndaj San Marinos, më 6 tetor në stadiumin “Air Albania”.
Burimi:
javanews.al