Koleksioni i rrallë i Salvador Dali në ankand, thesari që fshihet që nga viti 1974

Koleksioni i rrallë i Salvador Dali në ankand, thesari që fshihet që nga viti 1974

Një vendim për t’u zhvendosur jashtë vendit ka çuar në zbulimin e një koleksioni të jashtëzakonshëm veprash arti, i cili pritet të tërheqë vëmendjen e koleksionistëve dhe adhuruesve të artit nga e gjithë bota. Bëhet fjalë për më shumë se 30 litografi që mbajnë firmën origjinale të piktorit të njohur spanjoll Salvador Dalí, një prej përfaqësuesve më të rëndësishëm të surrealizmit në historinë e artit. Pronari i koleksionit ka vendosur t’i nxjerrë veprat në shitje pasi do të zhvendoset për të jetuar në një shtet tjetër dhe nuk ka mundësi t’i marrë me vete. Koleksioni do të dalë në ankand më 24 nëntor, në qytetin skocez të Glasgow, përmes shtëpisë së ankandeve Crombie’s Auctioneers. Vlera e tij paraprake është përllogaritur mes 95 mijë dhe 145...