“Kokën në kovë me ujë të qelbur”, Shehaj publikon dëshmi tronditëse të dhunës ndaj studentëve

“Kokën në kovë me ujë të qelbur”, Shehaj publikon dëshmi tronditëse të dhunës ndaj studentëve

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka publikuar një dëshmi tronditëse të një studenti protestues i cili është shoqëruar nga Policia dhe është dhunuar prej tyre. I riu tregon se pavarësisht dhunës së ushtruar ndaj tij, në Komisariat nuk i kanë çuar as mjekë për ta vizituar. “-Ti ke akoma shenja te syri dhe te koka? -Po.     -Je vizituar? -Jo, akoma. -Aty të vizituan? -Jo”. Studenti ka dëshmuar për kryetarin e Mundësia Shehaj dhe deputetin Erald Kapri një situatë dhune e terrori që kanë përjetuar të rinj dhe të reja të tjerë të arrestuar nga policia në protestë. I riu rrëfen se djem të tjerë me të cilët ka ndarë dhomën e paraburgimit kanë pasur shenja dhune të dukshme dhe se ka dëgjuar...