Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë
Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona — tre shtetas shqiptarë dhe tre italianë — të dyshuar për përfshirje në një rrjet të trafikut të lëndëve narkotike. Operacioni u realizua nga efektivët e Zyrës Rajonale të Hetimit Krimit në Vjenë (Landeskriminalamt Wien) në bashkëpunim me njësinë speciale WEGA, pas një hetimi të nisur në qershor të vitit 2026. I gjithë grupi u identifikua dhe u prangos në zonën e Schwechat-it, pranë Vjenës. Gjatë ndërhyrjes, hetuesit gjetën një kartë aksesi për një dhomë hoteli, ku pas kontrollit u sekuestrua rreth 1 kilogram kokainë, një sasi parash cash si dhe disa telefona celularë. Autoritetet austriake po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rolit të secilit prej të arrestuarve dhe identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të...
Burimi:
javanews.al