Koçiu: 81 tentativa sulmesh kibernetike në minutë. Gjysma shënjestrojnë infrastrukturën kritike
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka bërë të ditur shifrat e sulmeve kibernetike ndaj infrastrukturave digjitale të Shqipërisë, duke deklaruar se gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti janë regjistruar rreth 32 milionë tentativa sulmesh, me një mesatare prej 81 tentativash në minutë. Gjatë fjalës së mbajtur në Konferencën Kombëtare për Sigurinë Kibernetike, Koçiu theksoi rëndësinë e mbrojtjes së sistemeve digjitale, duke nënvizuar se siguria kibernetike nuk lidhet vetëm me teknologjinë, por edhe me funksionimin e shtetit dhe sigurinë e qytetarëve. “81 tentativa sulmesh kibernetike në minutë. Ky është ritmi mesatar me të cilin janë përballur infrastrukturat tona digjitale në 9 muajt e parë të këtij viti. 81 tentativa në minutë, pothuajse 32 milionë në 9 muaj. Çfarë do të ndodhte nëse 1 prej këtyre sulmeve...
Burimi:
javanews.al