KLSH zbulon miliona lekë aksione dhe pasuri të regjistruara gabim në Bashkinë Vlorë
Bashkia Vlorë nuk ka pasqyruar saktë në bilancin financiar të vitit 2025 vlerën e aksioneve që zotëron në gjashtë shoqëri aksionare, përfshirë Flamurtari Football Club, Vlora Parking dhe Tregun e Shitjes me Shumicë të Fruta-Perimeve. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se pjesëmarrjet e bashkisë në kapitalin e këtyre shoqërive janë nënvlerësuar me rreth 175.5 milionë lekë. Sipas raportit përfundimtar të auditimit financiar, llogaria ku regjistrohen pjesëmarrjet në kapital rezultonte me vlerën 2 milionë lekë në fund të vitit 2025, e pandryshuar nga viti 2024. Por nga verifikimi i të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, KLSH konstatoi se Bashkia Vlorë zotëronte aksione në disa shoqëri me një vlerë shumë më të lartë nga ajo që ishte evidentuar në kontabilitet. Pjesën më të...
Burimi:
sot.com.al