KLSH përgatit dosje të reja për SPAK/ Arben Shehu: Kemi hasur në presione

KLSH përgatit dosje të reja për SPAK/ Arben Shehu: Kemi hasur në presione

Kontrolli i Lartë i Shtetit po vijon një seri auditimesh në disa sektorë dhe institucione, ndërsa rastet ku konstatohen shkelje i referohen organeve të drejtësisë, veçanërisht Prokurorisë së Posaçme. Në një intervistë për gazetaren Anila Hoxha në Top Channel, kryetari i KLSH-së, Arben Shehu, tha se institucioni është duke përgatitur materiale të tjera që mund t’u përcillen organeve të akuzës. Sipas Shehut, aktualisht po kryhen verifikime në disa fusha, përfshirë asetet në sektorin e energjisë, Ministrinë e Energjisë dhe KESH, aksin Thumanë-Fushë Krujë-Kashar, vendburimet e naftës, Drejtorinë e Burgjeve, vendshfrytëzimet e kromit, hidrocentralet dhe mbështetjen për bujqësinë. Në listën e auditimeve të përmendura nga kreu i KLSH-së janë edhe sistemet fotovoltaike, analizat e biopsisë, monitorimi i substancave të rrezikshme, si dhe disa procedura dhe kontrata...