KLSH: 2.77 MLN LEKË PËR PUNIME TË PAKRYERA/ ÇFARË NDODHI ME TENDERIN 80 MLN NË GRAMSH?
Një tender për mbrojtjen e tokave bujqësore përgjatë lumit Devoll në Gramsh ka përfunduar në gjetjet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili ka konstatuar probleme që nisin nga faza e prokurimit dhe shkojnë deri te punimet e paguara. Bëhet fjalë për procedurën e Bashkisë Gramsh me objekt “Ndërtimi i pritave në bregun e lumit Devoll, në kuadër të mbrojtjes së tokave bujqësore”. Fondi limit ishte 82,035,740 lekë pa TVSH. Në procedurë morën pjesë tre ofertues dhe dy prej tyre u skualifikuan. Oferta fituese ishte 80,452,800 lekë pa TVSH, ose rreth 98.1 për qind e fondit limit. Kontrata u lidh më 23 tetor 2024, me vlerë 96,543,360 lekë me TVSH. Por kontrolli i mëvonshëm i KLSH-së ka ngritur pikëpyetje që fillojnë që te mënyra...
Burimi:
ntv.al