Klosi përplaset me Berishën: Komunisti i vetëm në këtë sallë…
Përplasje të forta janë shënuar në Kuvend gjatë debatit për Reformën Territoriale, mes kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe deputetit socialist Blendi Klosi. Berisha ka akuzuar mazhorancën për dhunë ndaj protestuesve që ndodheshin jashtë Parlamentit, ndërsa gjatë fjalës së tij ka bërë edhe akuza të tjera ndaj qeverisë dhe zyrtarëve socialistë. “Në Parlament, një dhunë dhe terror i paparë ka shpërthyer ndaj qytetarëve që sot protestojnë në mbrojtje të Kushtetutës së vendit. Një dhunë e paparë ka shpërthyer ndaj të rinjve, burrave dhe grave të mbledhur nga e gjithë Shqipëria. Kërkoj stop dhunës ndaj protestuesve, kërkoj që të pranohen dhe të dëgjohen në Parlament. Janë përfaqësues nga të gjitha partitë”, deklaroi Berisha. Në vijim, ai ngriti akuza ndaj disa zyrtarëve të mazhorancës, duke iu...
Burimi:
ntv.al