Klopp riktheu “rock and roll” te Gjermania, mediat në kor: Shkatërrim total i Holandës
17 Nëntor 2026 7:31 Alfred Lleshi Gjermania triumfoi bindshëm 5-0 ndaj Holandës në ndeshjen vendimtare të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve, duke siguruar kualifikimin në çerekfinale si kryesuese e grupit. Fitorja e skuadrës së Jürgen Klopp mori vëmendjen e mediave ndërkombëtare. HOLANDA“De Telegraaf”: “Holanda u masakrua në Gjermani. Tri ditë pas paraqitjes së shkëlqyer ndaj Greqisë, përfaqësuesja holandeze u kthye ashpër me këmbë në tokë. Kjo është humbja e saj më e rëndë që prej vitit 1959”. AD: “Një zgjim brutal për Holandën. Pas fitores ndaj Greqisë, erdhi poshtërimi në Berlin. Një disfatë 5-0 plotësisht e merituar”. ANGLI“The Guardian”: “Një mbrëmje madhështore për Grudën dhe Wirtz, ndërsa Holanda e dobët u mposht rëndë”. FRANCË“L’Equipe”: “Jürgen Klopp e përmbushi misionin e tij të parë”....
Burimi:
telesport.al